Për shkak të aktiviteteve të organizuara në nder të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe ardhjes së personaliteteve që kontribuuan në luftën kundër armikut serb, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, gjatë ditës së sotme rrugët e Prishtinës kanë qenë të bllokuara.
Kjo gjë ka shkaktuar trafik në komunikacion, ku me radhë të gjata makinat kanë pritur në radhë për të qarkulluar, përcjellë Indeksonline.
Rrugët kryesore po vazhdojnë të jenë ende të bllokuara, ndërsa të kalueshme janë vetëm ato përreth Prishtinës, duke mos pasur qasje në qendër.
Ndryshe, gjithçka po kontrollohet nga njësitet e Policisë së Kosovës të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë në terren.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...