Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, do ta realizojë vizitën e dytë të tij në Shtëpinë e Bardhë brenda më pak se një viti. Ai po e kërkon një bazë të përhershme ushtarake të Shteteve të Bashkuara në vendin e tij në mënyrë që ta luftojë kërcënimin që Polonisë i vjen nga Rusia.
Udhëheqësi i ekonomisë më të madhe të pjesës lindore të Bashkimit Evropian gjithashtu do ta synojë nënshkrimin e marrëveshjeve për energji në mënyrë që të zvogëlohet varësia nga gazi rus. Duda do të udhëtojë në Houston të mërkurën dhe do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për gjashtë ditë.
Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Polonisë janë forcuar gjatë pushtetit të presidentit Trump, i cili po planifikon rritje të shitjes së pajisjeve ushtarake dhe energjisë. Duket se ai ka qëndrim të njëjtë me partinë polake “Ligj dhe Drejtësi” për disa çështje. Pritet që Trump ta vizitojë Poloninë për herë të dytë si president në shtator të këtij viti.
Vizita e Dudas do të përcillet për së afërmi nga Kremlini, i cili javën e kaluar e përdori një konferencë ekonomike vjetore për t’i sulmuar me fjalë Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët rusë e akuzuan ShBA-në se po e përdor energjinë e eksportuar si armë gjeopolitike. Vendet perëndimore e kanë akuzuar Rusinë për të njëjtën gjë./express
Polonia e ka kërkuar një bazë të përhershme ushtarake të Shteteve të Bashkuara në territorin e vet që nga viti 2014, kur Rusia e aneksoi Krimenë dhe ofroi përkrahje për separatistët në lindje të Ukrainës, shkruan “Free Europe”
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...