Tragjedi e madhe ka ndodhur në rrugët e Italisë, pas një aksidenti fatal, shuhet familja me prejardhje nga Shkupi, derisa po ktheheshin në Francë ku edhe po jetonin.
Mediet italiane kanë publikuar fotografi nga aksidenti i tmerrshëm dhe kanë njoftuar se në karrigen e pasme është gjetur një fëmijë që i ka shpëtuar aksidentit, derisa prindërit kishin ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendngjarje ka ndërruar jetë E. S nga Haraçina e Shkupit dhe bashkëshortja e tij E. M nga Kumanova, të cilët kishin nga 24 vjeç.
Tragjedia ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, në autostradën Piaçenca-Turin, në rajonin Pavija në Itali ku çifti kishin shkuar në vizitë për pushime.
Ata kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa si pasoje e aksidentit mendohet se shoferi ka rënë në gjumë gjatë kohës që ka qenë duke e drejtuar makinën.
Fëmija mendohet të ketë 6 muaj./Alsat
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...