Google ADS

Ebola përhapet edhe në Ugandë

15:21 | 12 Qershor 2019
Arbresh.info

Epidemia e Ebolës, si pasojë e së cilës vdiqën mijëra njerëz në Afrikë, u përhap edhe në Ugandë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deri tani në Ugandë janë regjistruar tre raste të Ebolës, ndërsa ka humbur jetën një fëmijë pesë vjeçar.

Nga OBSH theksuan se fëmija i vdekur më 9 qershor së bashku me familjen ka qenë në Republikën Demokratike të Kongos dhe është infektuar në spital.

Si pasojë e virusit të Ebolës, në periudhën 2014-2017, në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone, më shumë se 11.000 njerëz vdiqën dhe 30.000 të tjerë u infektuan.

Sipas të dhënave të OBSH-së që nga shpërthimi i epidemisë në Republikën Demokratike të Kongos, në gusht të vitit të kaluar, janë regjistruar qindra raste të vdekjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme