Mjekët në Gjinekologji po kryejnë më lehtë punën në ndërhyrjet e ndërlikuara kirurgjike, e kjo fal ardhjes së pajisjeve të reja.
Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se me aparaturën e re, vetëm gjatë periudhës janar-maj, janë kryer 26 operacione me Histeroskop në mitër, duke mbuluar të gjitha rastet që kishin nevojë për një intervenim të tillë.
Njoftimi i plotë:
Histereskopi lehtëson trajtimin e pacienteve në Gjinekologji
Mjekët në Gjinekologji po kryejnë më lehtë punën në ndërhyrjet e ndërlikuara kirurgjike, pas ardhjes së pajisjeve të reja.
Në bazë të raportit të punës, në këtë klinikë, gjatë periudhës janar-maj, janë kryer 26 operacione me histeroskop në mitër, duke mbuluar të gjitha rastet që kishin nevojë për një intervenim të tillë.
Histeroskopi është një aparaturë mjekësore gjinekologjike, ku me anë të kamerës vërehen të gjitha ndryshimet në qafën dhe kavitetin (hapësirën) e mitrës.
Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me këtë pajisje gjatë vitit të kaluar.
Për ta rritur cilësinë e shërbimeve, Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK, njëkohësisht, e kanë furnizuar këtë klinikë edhe me thikë ultrasonike, laparaskop, tavolina gjinekologjike-operative dhe llamba operative për të gjitha sallat.
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...