Mbahet Ecja për Liri në 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s

14:15 | 12 Qershor 2019
Arbresh.info

Sot Kosova ka shënuar 20 vjetorin e çlirimit me aktivitete të ndryshme.

E njëra prej tyre është edhe ecja e personaliteteve ndërkombëtare dhe vendore nga hoteli “Swiss Diamond”, deri te busti i ish-sekretares Madeleine Albright, shkruan arbresh.info.

Në këtë event pritet të marrë pjesë ish presidenti Bill Clinton, ish sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright, ndihmës sekretari Matthew Palmer, ish gjenerali Wesley Clark e shumë personalitete të tjera./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme