Google ADS

Juan Mata në Turqi?

14:20 | 12 Qershor 2019
Arbresh Info

Skuadrat turke Fenerbahce dhe Galatasaray janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Juan Matan.

31-vjeçari ka vetëm edhe tri javë nën kontratë dhe ende nuk i është përgjigjur ofertës për të vazhduar qëndrimin tutje edhe për një vit, transmeton portali arbresh.info.

Por, tani The Sun pretendon se Fenerbahce dhe Galatasaray kanë kontaktuar të dyja reprezentuesit e Matas në mënyrë për të arritur një marrëveshje për të siguruar shërbimet e tij.

Po ashtu, Barcelona ka shprehur interesim në nënshkrimin me ish lojtarin e Valencias.

Megjithatë, kalimi në Turqi është një destinacion i mundshëm./arbresh.info/

Të ngjashme