Google ADS

Qytetarët festojnë 20 vjetorin e çlirimit të Kosovë me flamurin kombëtar dhe atë amerikan

13:21 | 12 Qershor 2019
Arbresh.info

Flamuri gjigant gjysmë kombëtar e gjysmë amerikan  po qëndron mes turmës së qytetarëve në organizimin për festimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Veç tij, qytetarët për disa minuta kanë thirrur “Shqipëria, të na rroj Shqipëria”, shkruan arbresh.info.

Ndryshe gjatë tërë ditës në Kosovë do të ketë organizime për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit.

Në vend gjithashtu që nga e marta po qëndrojnë, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright.

Kjo e fundit mëngjesin e sotëm ka zhvilluar takime të ndara dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj ndërsa Clinton të njëjta takime i ka mbajtur të martën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme