Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i shtetit Metju Palmer ka thënë se është një nder i madh për të të flas për Kosovën, e sidomos pas ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.
Para të pranishmeve në ceremoninë e cila po mbahet në sheshin “Skënderbe”, më rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Palmer tha se marrëveshja Kosovë-Serbi do të sjellë njohjen reciproke, raporton arbresh.info.
“Në këtë përvjetor solemn i përkujtojmë shumë ushtar që kanë vdekur, e janë plagosur, si dhe ata që kanë humbur më të dashurit e tyre. Sot të ri përsërisim besimin për të ndërtuar shtetin për nipërit e mbesat e tyre. Para 20 vitesh askush se mendonte se do të mblidheshim këtë në kryeqytetin më të ri në botë, për të folur për të ardhmen euroatlantike. Përkrahja e SHBA-ve për këtë shtet, ne jemi krenar dhe po na shpaguhet mundi që kemi bërë për këtë shtet. Nuk jemi në favor të kthyerës së orës prapa sa i përket pavarësisë së Kosovës, duke e ditur se Kosova është rritur dhe e pjekur mjaftueshëm për të shërbyer si spirancë e demokracisë, në 20 vjetorin e arritjes së KFOR-it kanë ndryshuar tensionet dhe jetët tona. SHBA të do të jenë pranë jush dhe me ju, NATO e aleancat tjera do të futen në krahun tuaj dhe të marrin vendime bashkë me ju, një e ardhme e ndritur varet nga rendi e ligji, llogaridhënia dhe refuzimi. Ne jemi të privilegjuar për zbatimin e ligjit, liderët duhet të synojnë të krijojnë një stabilitet dhe një klimë ku ndërmarrësit e rinj të lulëzojnë, të shfrytëzojnë talentet, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të punojnë për të sjell para drejtësisë atë që kanë kryer krime në luftë, Prishtina e Beogradi duhet të lënë me një anë retorikat materialiste, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me përfundim të njohjes së Kosovës. Kjo kërkon të largohen të gjitha barrierat dhe të ketë një frymë të bashkëpunimit si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, këto dy shtete gjithmonë do të jenë fqinjë dhe madje të ngushtë, por duhet të zhbllokojnë të ardhmen evropiane./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1281446168669461/
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...