Google ADS

Flet djaloshi që ka fotografi me Clinton – po të kem mundësinë do ta përqafoj sërish

12:01 | 12 Qershor 2019
M. A.

Kosova sot shënon 20 vjetorin e çlirimit.

E një kujtim të veçantë bashkë me datën e çlirimit e ka edhe Ilir Ramushi, djaloshi atë botë 6 vjeçar që ka fotografi bashkë me ish-presidentin Bill Clinton.

Me ardhjen e Clinton, tashmë 26 vjeçari ka mundësinë ta përqafoj përsëri ish-presidentin.

Për Klan Kosovën Ramushi ka rrëfyer ndjenjën e asaj dite, si dhe po të ketë mundësi sërish sot ta përqafoj Clinton-in çfarë do t’i thoshte.

“Kam parë me sy të mi njerëz të vrarë dhe të masakruar, më 22 qershor 1999 duke mos e ditur që gjatë asaj periudhe të keqe ka qenë privilegj i madh të takoj Bill Clinton gjatë vizitës kam arritur ta përqafoj presidentin”.

“Për mua është president i botës dhe për mua ekziston vetëm një president e ai është Bill Clinton. Ka qenë rastësi ndoshta kam qenë me fat që kam qenë afër, ndihna njeriu më i privilegjuar në botë që kam arritur ta përqafoj, që është një njeri i dërguar për të shpëtuar Kosovën”.

“Janë bërë 20 vjet ëndrra ime është që pas 20 vjetëve ta takoj përsëri, po te kem mundësin do ti tregoj se para 20 vjetëve e kam takuar dhe do doja ta përqafoj përsëri dhe do t’i tregoj se je hero i Kosovës”, deklaroi Ramushi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme