Aksident pune në minierën e Hotolishtit, vdes 52-vjeçari

12:01 | 12 Qershor 2019
Arbresh.info

Një 52-vjeçar ka humbur jetën duke punuar në një minierë në Hotolisht të Librazhdit.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Hyqmet Verçari, 52 vjeç, banues në fshatin Pishkash.

Ai ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me makinerinë e punës në minierë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme