Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport sot ka vazhduar publikimin e listave të nxënësve fitues, për Garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik në nivel komunal.
Në bazë te rezultateve për nivelin komunal, komuna e ka Gjakovës ka 96 fitues, komuna e Vushtrrisë 64 fitues, komuna e Istogut 57 fitues, Malishevës 74 fitues komuna e Rahovecit 88 fitues dhe komuna e Kaçanikut 64 fitues. Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 443
Nga 29 komuna pjesëmarrëse, numri i fituesve vetëm për nivelin komunal përfshin mbi 2,000 fitues. Komunat të cilat kanë vetëm nga një shkollë nuk kanë zhvilluar garë komunale dhe rrjedhimisht për këtë nivel nuk do të shpërndahen as shpërblime. Në këto komuna, shpërblime do të shpërndahen vetëm për nivelin shkollor të garës. Nxënësit fitues nga niveli shkollor janë kualifikuar direkt në nivelin republikan të garës.
Duke u bazuar në fushat e garës si: Art Muzikor, Art Pamor, Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat, të gjithë nxënësit, në nivelin shkollor, patën rastin t’i shprehin aftësitë dhe shkathtësitë e tyre krijuese në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, për tu kualifikuar pastaj në nivelin komunal të garës.
Drejtoritë Komunale të Arsimit, mësimdhënësit, nxënësit si dhe shumë akterë tjerë kanë punuar shumë për të zbatuar suksesshëm vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.
Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.
Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e lartcekura.
Gjakovë
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20fituesve%20KKMK%20nivel%20komune%20Gjakove.pdf
Vushtrri
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20fituese%20KKMK%20nivel%20komune%20Vushtrri.pdf
Istog
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20fituesve%20KKMK%20nivel%20komune%20Istog.pdf
Malishevë
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20fituese%20KKMK%20%2C%20nivel%20komuneMalisheve.pdf
Rahovec
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20fituesve%20KKMK%20nivel%20komune%20Rahovec.pdf
Kaçanik
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20fituesve%20KKMK%20nivel%20komune%20Kacanik.pdf
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...