Wesley Clark: Njerëzit e Kosovës kanë guximin të marrin vendimin e duhur

10:49 | 12 Qershor 2019
arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim edhe ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark.

“Është një eksperiencë e jashtëzakonshme të vij sot në Kosovë. Njëzet vjet para e kujtoj me shumë dhunë e tragjedi dhe tani kemi një demokraci. Njerëzit e Kosovës kanë guximin të marrin vendimin e duhur për të shkuar drejt perëndimit dhe perëndimi do ta përqafojë këtë vend. Shikoj të ardhmen kur Kosova të jetë pjesë e BE dhe NATO-s. Kur të ndodhë kjo, do të vij prapë. Dua ta shoh Kosovën pjesë të NATO-s. Kosova ka treguar guximin dhe vendosmërinë”, është shprehur Clark pas takimit.

Për Clark, presidenti Thaçi ka ndarë dekoratën “Urdhri i lirisë”.

Ai po qëndron në Kosovë  me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme