Aksion i qytetit të Shkupit, fillon rrënimi i ndërtimeve të paligjshme

10:04 | 12 Qershor 2019
Arbresh.info

Pas paralajmërimeve të shumta nga mëngjesi i sotëm ka filluar rrënimi dhe aksioni kundër ndërtimeve të paligjshme në Komunën Qendër.

Në cak të inspektoratit kanë qenë lokalet. Gjithsej 16 pronarët e terracave të verës, vetëm mbrëmë kanë marrë vërejtje se të njëjtit kanë shkelur rregulloren dhe se duhet ti rrënojnë objektet, mirëpo pasi që nuk kanë ndërmarrë vetë një hap të tillë, është detyruar komuna që ditëve në vijim të rrënojë të gjitha ndërtimet pa leje.

Edhe mëngjesit e sotëm janë vërejtur kontrolle të shtuara të Komunës Qendër në shoqërim me zyrtarë të MPB-së, duke kryer kontrolle përgjatë kompleksit “Mavrosvasja”, për momentin po zhvillohet aksioni.

Priten më shumë detaje gjatë ditës së sotme./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme