Thaçi pret në takim ish-sekretaren e SHBA-së, Madeline Albright

09:22 | 12 Qershor 2019
arbresh.info

Me ceremoni shtetërore,  presidenti Hashim Thaçi ka pritur  ish-sekretaren e SHBA-së, Madeline Albright.

Ajo po qëndron në Kosovë  me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së, shkruan arbresh.info.

Takimi është duke u mbajtur më dyer të mbyllura, ndërsa më pas për një fjalë rasti pritet që Thaçi e Albright t’i drejtohen medieve.

Presidenti Thaçi do të dekorojë ish-sekretaren për kontributin e dhënë për Kosovën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme