Performanca e Milot Rashicës në ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës ishte thjeshtë e mrekullueshme.
Përveç golit të epërsisë dhe asistimit në golin e fitores nga Elbasan Rashani në sekondat e fundit për 2 me 3, Rashica ishte lojtari që bëri edhe pasimin kyç në golin e barazimit nga Vedat Muriqi me kokë pas krosimit nga Benjamin Kololli, shkruan portali arbresh.info.
Por, talenti kosovar nga Vushtrria shkatërroi edhe një karrierë para se të dërgonte bukur topin te Kololli.
https://twitter.com/UEFAEURO/status/1138568613722558465
Ylli i skuadrës gjermane Werder Bremen dribloi bartësin e fanellës me numër 9 te Bullgaria, Kiril Despodov, dhe kjo lëvizje e tij është publikuar edhe nga faqja zyrtare e UEFA Ligës së Kombeve në rrjete sociale.
Klubi në Bundesliga e ka shpërndarë momentin në fjalë në rrjete sociale duke shkruar “nuk ka nevojë për fjalë”.
Rashica ka gjetur portën te Kosova edhe në barazimin 1 me 1 ndaj Malit të Zi javën e kaluar./arbresh.info/
Banesat te “Rrethi i Flamurit” do të kyçen në ngrohjen e “Te...
“Duhet të përmirësohemi, Daku u largua për çështje taktike”,...
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve