Sot në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri së bashku me ekspertë të sektorit të IT-së në Kosovë do të diskutojnë rreth zhvillimit të këtij sektori në vend.
Diskutimi në formën e tryezës së rrumbullakët është pjesë e aktiviteteve në kuadër të Fushatës për Zhvillim Ekonomik #Tëflasimpërekonominë.
Pjesëmarrësit do të diskutojnë rreth mbështetjes së Bashkimit Evropian ndaj këtij sektori, planeve për të ardhmen, tërheqjes së investitorëve të huaj në këtë fushë, kualitetin e produkteve dhe përshtatjen e tyre për tregun dhe standardet e BE-së, sigurinë e produkteve dhe problemet e mundshme në të cilat momentalisht kalon ky sektor i rëndësishëm./Arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...