Kosova nderon sot aleatët në 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s

06:58 | 12 Qershor 2019
Arbresh.info

Sot Republika e Kosovës shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së.

E veçanta e këtij përvjetori është sepse ky përvjetor historik të Kosovës do të shënohet bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë.

Njëkohësisht Kosova nderon të kaluarën dhe vizionin për paqe të qëndrueshme.

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajnë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Po ashtu sot në ketë pervjetor do të marr pjesë edhe ish komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme