Edhe Mesiq në Kosovë për ta festuar 20-vjetorin e çlirimit

23:23 | 11 Qershor 2019
A Z

Përkrahës të çlirimit të Kosovës kanë ardhur në Kosovë për të marrë festuar bashkë me kosovarët 20-vjetorin e hyrjes së forcave tokësore të NATO’s. Mes tyre është edhe ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq.

Presidenti Fatmir Sejdiu ka postuar fotografi nga takimi i tij me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, i cili gjendet në Prishtinë.

Me ta në fotografi shihet edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.

“Me miqtë e mëdhenjë të Kosovës!”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Nesër në Kosovë do të ketë aktivitete për shënimin e përvjetorit të 20-të të çlirimit të Kosovës nga Serbia.

Në Kosovë janë duke qëndruar aktualisht presidenti Bill Clinton, sekretarja e shtetit, Madeleine Albright dhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme