Google ADS

Supergoli nga Ylber Ramadani në fitoren kundër Moldavisë

23:02 | 11 Qershor 2019
Arbresh Info

Kombëtarja shqiptare mposhti me rezultat 2 me 0 ekipin kombëtar të Moldavisë mbrëmjen e sotme (e martë).

Djelmoshat nën udhëheqjen e trajnerit të ri Edy Reja siguruan një fitore mjaftë të rëndësishme në “Elbasan Arena” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

Sokol Cikalleshi shënoi golin e epërsisë derisa po zhvillohej minuta e 65′ e ndeshjes, ndërsa Ylber Ramadani i shuajti shpresat skuadrës mysafire për ndonjë befasi duke shënuar për 2 me 0 në sekondat e fundit.

Por, goli nga Ramadani  në minutën e tretë të vazhdimeve ishte vërtetë shumë i bukur.

Me të pranuar topin disa metra larg zonës së rreptësisë, mesfushori qendror bënë një driblim të bukur para se të godas fuqishëm topin nga distanca e duke atë dërguar në qoshen e djathtë të portierit Alexei Koselev.

Shqipëria tani pozicionohet në vend të katërt me gjashtë pikë në Grupin H, prapa Francës, Turqisë dhe Islandës me nga 9 pikë secila./arbresh.info/


(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu golin fantastik të tij)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme