Asnjë barnatoret private në veri të Kosovës nuk kanë punuar gjatë ditës së sotme. Mediat serbe raportojnë se gjatë ditës së sotme kanë vizituar barnatoret në rrugën kryesore në Mitrovicë, por të gjitha ishin të mbyllura dhe në derë kishin vendosur arsyen e mbylljes, transmeton arbresh.info.
“Siç raportojnë lexuesit e tanë, e njëjta gjë ndodh edhe në komunat e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit. Në derën e farmacisë në qendër të Leposaviqit, si arsye për mosfunksionim, thuhet: “Për shkak të pamundësisë për të blerë barna, farmacia mbyllet deri në njoftimin e mëtejshëm”, raporton mediumi serb “Radio Contact Plus” .
Barnatoret private, siç raporton ky mediu, janë vendi i vetëm ku qytetarët mund të blejnë barna në veri të Kosovës.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar se cila është arsyeja pse barnatoret private në katër komunat në veri të Kosovës janë mbyllur në të njëjtën kohë./Arbresh.info
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...