Matthijs de Ligt nuk është i bindur nga oferta e Barcelonës.
Bazuar në një raport nga Catalunya Radio, klubi katalunas tashmë ka arritur një marrëveshje me Ajaxin, por mbrojtësi ka shprehur disa dyshime duke sugjeruar se dëshiron të jetë në një skuadër në të cilin ndihet plotësisht protagonist, transmeton portali arbresh.info.
Lajmi është mjaftë i mirë për gjigantët si Juventusi dhe PSG për shkak se dyshja kanë qenë duke ndjekur nga afër kapitenin e Ajaxit.
De Ligt ka qenë një zbulim këtë sezon duke i ndihmuar Ajaxit të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe Holandës në finale të Ligës së Kombeve duke shënuar një gol shumë të rëndësishëm në gjysmëfinale ndaj Anglisë.
Kapiteni i Ajaxit është vetëm 19 vjeç dhe ka luajtur për skuadrën holandeze qysh pas diplomimit nga akademia e të rinjve në vitin 2017.
Ai ka bërë 33 paraqitje në Eredivisie vitin e kaluar dhe ka arritur të shënojë tri gola dhe tri asistime./arbresh.info/
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...