Google ADS

Clinton dhe Albright në darkë me liderët dhe ambasadorët e huaj

19:55 | 11 Qershor 2019
A Z
Për nder të shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-së dhe çlirimit të Kosovës, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit, Medeleine Albright po qëndrojnë në Kosovë.

Gjatë ditës, Clinton u prit nga liderët shtetëror, të cilët ndaras e pritën atë me nderime të larta.

Pas takimeve, ata po shijojnë një darkë bashkë të mbledhur në një tryezë.

Siç shihet në këto fotografi të postuara nga Presidenti Thaçi, Clinton dhe Albright po qëndrojnë më një tryezë më liderët nga Kosova e disa prej ambasadorëve.

Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj, ish-presidentja Atifete Jahjaga, Fatmir Sejdiu, Ministri Behgjet Pacolli, janë disa prej liderëve që po marrin pjesë në këtë tryezë.

Po ashtu, edhe Zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer po darkon me liderët kosovarë.

Ndërsa, prej ambasadorëve është ai amerikan, Philip Kosnnett,  ambasadori britanik Ruairi O’Connell dhe ambasadori i ZvicrësJean-Hubert Lebet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme