Lideri i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje demokratëve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që të intensifikojnë edhe më shumë punënë e tyre për të mos lejuar asnjë proces fals zgjedhor.
Basha ka deklaruar gjithashtu se tashmë është arritur një ndër objektivat e opozitës, mos mbajtja e zgjedhjeve më 30 qershor. Kryedemokrati ka vënë në dukje gjithashtu se objektivi kryesor tashmë mbetet largimi i kreut të qeverisë nga karrigia e kryeministrit.
“Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën”, u shpreh kreu i opozitës, duke vënë në dukje se gjithçka ka ndodhur deri tani për frenimin e një procesi kriminal njëpartiak është meritë e drejtëpërdrejtë e qëndresës së shqiptarëve të bahskuar, përtej bindjeve politike.
Basha përforcoi mesazhin kryesor të opozitës se “zgjedhjet pa dekret presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje.
”Lideri i opozitës u kërkoi anëtarëvë të forumit më të lartë politik vendimarrës të Partisë Demokratike që gjatë gjithë kësaj kohe të rrisin angazhimin publik qytetar në nivelin më maksimal. “Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe pët të mos pranuar asnjë proces votimi fallco, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës”, u shpreh Basha.
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...