Hoxha: Po ndërtojmë shtet me vlera euro-atlantike

19:19 | 11 Qershor 2019
A Z

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha po merr pjesë në darkën solemne për nder të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit.

Në këtë darkë të pranishëm janë Presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, krerët shtetëror të Kosovës si dhe mysafirët e veçantë të Republikës së Kosovës, Presidenti Vlinton dhe Sekretarja e shtetit, Madeleine Albright.

Ministrja Hoxha nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se në këtë ditë përkujtohet përkushtimi dhe sakrifica e kontribuuesve.

Ky është postimi i saj i plotë:

“Dy dekada, nga Dita e madhe e hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe fitores në Luftën tonë çlirimtare, është ditë kur kujtojmë përkushtimin, sakrificën e kontribuuesve për këtë ditë. Në darkën solemne dhe pritjen kushtuar përvjetorit, kemi ngritur gotat për aleatët tanë të NATO-s dhe vendet mike që na ndihmuan të ndërpritet gjenocidi serb ndaj qytetarëve tanë, për ta fituar lirinë dhe marrim përkrahjen për shtetndërtim me vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Nderim i përjetshëm për të gjithë kontribuuesit e lirisë dhe pavarësisë të Republikës së Kosovës!”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme