Google ADS

Neymar “nuk është i lumtur” në PSG

18:44 | 11 Qershor 2019
Arbresh Info

Bazuar në një raport së fundmi nga gazeta katalunase SPORT, sulmuesi i Paris Saint Germianit – Neymar e ka informuar klubin se nuk është më i lumtur aty.

Deklarata supozohet se ka frustruar presidentin e klubit Nassel Al Khelaifi si dhe një mori zyrtarësh të lartë te klubi parisien, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona thuhet të jetë e interesuar në rikthimin e brazilianit në Camp Nou, por mësohet se Real Madridi është (ndër klubet e tjera) gjithashtu i interesuar për shërbimet e tij.

Neymar ka qenë një figurë e komplikuar dhe madje edhe e nënvlerësuar ndërkohë që shumë tifoz e konsiderojnë atë si “fat zi”. Është vështirë për të argumentuar këtë çështje, veçanërisht pas veprimeve të tij në vitet e fundit, por kjo nuk ndal Barcelonën që është pas tij.

Ata e dinë se sa i mirë është në fushë dhe në fund të ditës, kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet konsideruar dhe asgjë tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme