Google ADS

Çeku: UÇK’së s’po i jepen merita në këtë përvjetor për shkak të Serbisë

18:44 | 11 Qershor 2019
A Z

Ish-kreu i shtabit të përgjithshëm të UÇK’së e më pas edhe TMK’së, Agim Çeku, teksa ka folur për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë, ka drejtuar kritika për organizatorët e ceremonisë për kremtimin e decenies së dytë të lirisë së shtetit.

Ish-Kryeministri i Kosovës  thotë se përmes këtij organizimi, po synohet që të minimizohet sa më shumë roli i UÇK’së.

“Disi po përjashtohet. Nuk po e shoh që UÇK’ja po e merr vendin e merituar krah NATO-së. Edhe në ceremoni të thirren komandantët e zonave, krah për krahë me komandantët e KFOR-it”, ka thënë ai në FRONTAL të T7.

Çeku thotë se një gjë e tillë po bëhet mbase edhe me presionin e ndërkombëtarëve, të cilët synojnë relativizimin e rolit të UÇK’së, shkaku i pajtimit me Serbinë.

“Shumë padrejtësisht, me fajin e organizatorëve. Ka presione edhe ndërkombëtare, që të relativiziohet roli i UÇK-së , për shkak të një pajtimi të mundshëm”, ka potencuar ish-komandanti i UÇK’së.

Sipas tij nuk duhet përmendur vetëm NATO-ja në këtë 20 vjetor të çlirimit, sepse deri më 12 qershor NATO-ja nuk kishte asnjë viktimë, ndërkohë

“Edhe sot këto ditë kur po festojmë ne, po përmendet vetëm NATO, ndërhyrja e NATO-së. Por nuk duhet të harrojmë që luftën e ka bërë populli dhe UÇK’ja. NATO nuk e ka pas deri me 12 qershor asnjë viktimë. Kurse ne këtu kemi pas sa e sa viktima. Kemi 3000 dëshmorë, mbi 1000 civilë të vramë. Por ne e kemi bë luftën në atë mënyrë, që të fitojmë përkrahjen e botës demokratike. Këtë e kemi bë më luftën tonë, jo me lutjet tona”, shton ai.

Çeku thotë se për lirinë e Kosovë, nuk duhet falënderuar vetëm NATO-ja.

“Sot llogoja ë këtij manifestimi është “për lirinë tonë”, e për lirinë tonë nuk duhet ta faliminderojmë vetëm NATO-në”, përfundon Çeku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme