Gjermania është duke e shqyrtuar mundësinë e ndalimit me ligj të të ashtuquajturave “terapi të konvertimit”, me të cilat synohet ndërrimi i orientimit seksual të personave homoseksualë përmes trajtimit psikologjik dhe shpirtëror.
“Homoseksualizmi nuk është sëmundje, prandaj nuk ekziston nevoja për terapi”, tha ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, i cili e shprehu përkrahjen e tij për ndalimin e këtyre terapive.
Terapia e konvertimit, në të cilën mund të përfshihen hipnoza ose shoku elektrik, bazohet në besimin se të qenët homoseksual ose biseksual është sëmundje mendore që mund të shërohet. Kjo terapi zakonisht kryhet nga familjarët e personave që i nënshtrohen asaj, nga terapistët ose këshilltarët fetarë.
“Ne duhet t’i bindim prindërit që t’i pranojnë fëmijët e tyre ashtu si janë dhe duhet t’ua largojmë turpin të rinjve. Për këtë arsye, unë mendoj se kemi nevojë për një mesazh të fuqishëm nga shteti dhe për legjislacion që mbron homoseksualët nga diskriminimi, stigmatizimi dhe vuajtjet”, tha ministri Spahn.
Raportohet se rreth 1000 terapi të tilla bëhen çdo vit në Gjermani. Përndryshe, Malta, Ekuadori dhe disa shtete të Shteteve të Bashkuara tashmë e kanë ndaluar me ligj terapinë e konvertimit. Britania e Madhe, Australia dhe Zelanda e Re janë duke e shqyrtuar mundësinë për ta bërë të njëjtën gjë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad