Nën udhëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, është mbajtur takimi i radhës i Këshillit ndërministror për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHCC).
Ministri Ismaili tha se takimi i Këshillit po mbahet me qëllim të përcjelljes sa më të mirë të zbatimit të masave për kontrollin e etheve hemorragjike për të ndikuar në uljen e sëmundshmërisë nga kjo sëmundje që shkaktohet si pasojë e pickimit dhe infektimit nga rriqrat.
Ai me këtë rast kërkoi nga të gjitha institucionet përgjegjëse për zbatimin e Planit operativ për parandalimin dhe luftimin e EHCC që ta rrisin angazhimin gjatë kësaj periudhe kur frekuenca e rasteve mund të jetë më e shprehur.
Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, tha se në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera po zbatohen aktivitetet e Planit operacional me qëllim të parandalimit dhe luftimit të EHCC.
Ndërsa, zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës njoftuan se në terren po bëhet dezinsektimi i hapësirave bashkë me komunat që njihen si zona endemike Malishevë, Suharekë, Rahovec e Klinë, si dhe repelimi i kafshëve si masë parandaluese.
Këshilli u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë kësaj sezone duke zbatuar masat e përgjithshme për mbrojtjes nga ethet hemorragjike, ndërsa në raste të pickimit nga rriqrat të lajmërohen te mjeku më i afërt në kujdesin primar shëndetësor.
Banesat te “Rrethi i Flamurit” do të kyçen në ngrohjen e “Te...
“Duhet të përmirësohemi, Daku u largua për çështje taktike”,...
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve