Hoxha: KFOR-i ofron mjedis të sigurt për njerëzit në Kosovë

15:05 | 11 Qershor 2019
Arbresh.info

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në 20 vjetorin e çlirimit ka thënë se KFOR ka konfirmuar përkushtimin e tyre për paqen në vend.

Hoxha ka thënë se KFOR-i, ofron mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, duke qenë operacioni më i madh i NATO-s në Evropë, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të KFOR-it në Kosovë, forcat paqeruajtëse, shumëkombëshe, konfirmuan përkushtimin e tyre dhe vullnetin e qytetarëve tanë për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

KFOR-i, ofron mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, duke qenë operacioni më i madh i NATO-s në Evropë. Respekt për pjesëtarët e KFOR-it dhe komandën e saj!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme