Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka konstatuar dorëheqjen e Nikolla Gruevskit.
Gruevski dorëheqjen e tij e dorëzoi në Kuvend më 5 qershor. Ndërsa kërkesa për marrjen e mandatit tashmë është e pakuptimtë dhe tërhiqet.
Dorëheqjen nga funksioni i deputetit ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili pas procedurave gjyqësore iku në Hungari, ku fitoi azil politik, ishte dorëzuar në Kuvendin në gjuhën hungareze. Dorëheqja kishte arritur në Kuvend me akt noterial dhe me vulat adekuate përmes të cilave vërtetohet se bëhet fjalë për deklaratë personale të Nikolla Gruevskit./alsat
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...