E një fjali rasti për këtë ditë e mbajti edhe Adam James FOGGO.
Foggo, para të pranishmeve tregoj ditën kur KFOR-i ka hyrë në Kosovë, ndërsa përmendi edhe ushtarët të cilët ranë në këtë mision.
“Javën e kaluar iu bashkova mijëra personave në plazhet e Normandisë për të përkujtuar 75 vjetorin e Ditës së Zbarkimit, ai ishte operacioni i përmasave epike. Numri i viktimave ishte i madh në të dyja anët. Sikur shumica nga ju unë kam lidhje personale me atë luftë, babai im ishte në Forcat Kanadeze, dhe zbarkoi në Normandi në korrik të vitit 1944. Përkushtimi i palëkundur i aq shumë ushtarëve, marinarëve, pjesëtarëve të forcave ajrore dhe marinësve e mposhti tiraninë dhe e çliroi Evropën. Si rezultat i tmerreve të luftës së dytë botërorë, popujt e botës u bashkuan dhe i formuan kombet e bashkuara. Synimi ishte krijimi i një forumi të përkushtuar dialogut dhe parandalimit të konfliktit. Në mënyrë të ngjajshme traktati i Uashingtonit i vitit 1949 para 70 viteve e themeloi Organizatën e Traktatit të Atlantikut Veriore. Ishte qershori i vitit 1999, rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e themeloi Forcon për Kosovën si “prezencë ndërkombëtare të sigurisë e autorizuar për të krijuar një mjedis të sigurte për të gjithë njerëzit në Kosovë”, ka thënë gjenerali i KFOR-it, James FOGGO.
Ai tha se mund të shikojmë prapa me kënaqësi se KFOR-i, e ka bërë ketë, dhe se KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë. Ai mbetet në Kosovë sot si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurte dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet.
“Në këtë vit të shumë përvjetorëve, dëshirojë të urojë këtë gjeneratë të re për këto 20 vite të paqes në të cilat ata u rritën. Dhe dëshirojë të lavdërojë përpjekjet e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë me fqinjët e tyre, me bashkë evropianet dhe me të gjithë botën. Në 20 vjetorin e KFOR-it, i inkurajoj të gjithë të reflektojnë. Po është koha të kujtojmë por edhe të ecim përpara”, ka thënë gjenerali Foggo.
Kujtojmë se kjo ceremoni është organizuar nga Gjenerali i KFOR-it, James FOGGO, me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovës.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...