KFOR-i gati për të shënuar 20-vjetorin e hyrjes në Kosovë

11:24 | 11 Qershor 2019
arbresh.info

KFOR-i po bënë përgatitjet e fundit për të shënuar 20-vjetorin e hyrjes në Kosovë.

Në Ceremoninë Solemne të organizuar nga Komandanti i KFOR-it për 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë pritet të marrin pjesë shumë personalitete shtetërore vendore dhe ndërkombëtare.

Në këtë ceremoni solemne do të marrin pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj.

Kujtojmë se sot janë bërë 20 vite kur NATO-ja ka hyrë në Kosovë.

Më këtë rast, në vendin tonë janë të organizuar disa aktivitete, ndërsa për nder të ditës së Çlirimit të Kosovës, sot në Kosovë do të vij edhe ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton.

Arbresh.info do të ju sjellë LIVE ceremoninë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme