Haradinaj mbështet thirrjen e SHBA-së për marrëveshje reciproke

11:17 | 11 Qershor 2019
M. A.

Kryeministri Ramush Haradinaj, po e mbështet thirrjen e Shtëpisë së Bardhë që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje reciproke.

Haradinaj pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë, ka përsëritur se taksa nuk është pengesë për këtë proces.

“Taksa nuk është vendosë me blloku dialogun por sipas masave mbrojtëse ndaj Serbisë për kërcënimet që ka bë në pjesëtarët e ushtrisë dhe pengonte për mallrat e Kosovës etj”.

“Taksa nuk është pengesë, kemi kërkuar një kornizë marrë është për njohje reciproke përfshirë edhe tregtia e lirë. Kërkesa e jonë përputhet me kërkesën e Shtëpisë së Bardhë që me u heq pengesat. Nuk është pengesë taksa, është mos gatishmëria”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme