Google ADS

Shkarkimi i Metës, Ruçi mbledh konferencën e kryetarëve

09:49 | 11 Qershor 2019
Arbresh.info

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka mbledhur këtë të martë Konferencën e Kryetarëve për të diskutuar në lidhje me shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Mbledhja e Konferencës ka filluar në orën 09:00 ndërsa do të vendoset data e mocionit dhe se kur do të zhvillohet debati.

Pas qëndrimit të mbajtur nga presidenti Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, PS thirri kryesinë ku vendosi që të shkarkojë kreun e shtetit.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla përmes një kërkese të depozituar në Kuvend e cilëson aktin e Presidentit si të pavlefshëm, të paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas tij, Meta po pengon shqiptarët që të zgjedhin përfaqësuesit e pushtetit vendor./vizion plus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme