Kim Jong-nam, gjysmë vëllai i liderit veri-korean Kim Jong-un i cili u vra në Malajzi më 2017, ishte informant i CIA-s, raporton Wall Street Journal.
Gazeta ka cituar një person anonim që kishte njohuri për çështjen për këtë raportim, dhe ka thënë se shumë detaje të marrëdhënies së Kim Jong-un me CIA-n mbeten të paqarta, transmeton portali arbresh.info.
Burimi citohet të thoshte se “kishte një lidhje” midis CIA-s dhe Kim Jong-nam.
Sipas burimit të gazetës, Kim Jong-nam kishte udhëtuar në Malajzi në shkurt të vitit 2017 për të përmbushur kontaktin e tij të CIA-s, edhe pse kjo nuk mund të ketë qenë qëllimi i vetëm i udhëtimit.
Dy gra u akuzuan për helmim të Kim Jong-nam duke e spërkatur fytyrën e tij me një lëng VX, një armë kimike të ndaluar, në aeroportin e Kuala Lumpur në shkurt 2017. Malajzia liroi indonezianen Siti Aisyah në mars dhe Doan Thi Huong, e cila është vietnameze, në maj./Arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...