Shqipëria pret sot në Elbasan Arena kombëtaren e Moldavisë.
Ekipi jonë vjen pas një humbjeje të hidhur në Islandë ndërsa sot do provojë gjithçka në mënyrë që të mbajë shpresa për një kualifikim të mundshëm.
Në një situatë të tillë është edhe Moldavia. Edhe ata sikur Kombëtarja Shqiptare kanë fituar vetëm një ndeshje. Shqipërisë i duhet me patjetër një fitore.
Trajneri Edi Reja ka thënë se do bëjë disa ndryshime në ekip. Janë 4 apo 5 lojtarë që do zëvendësohen.
Në tre ndeshje Shqipëria ka grumbulluar vetëm 3 pikë dhe ndodhet në vendin e katërt. Në vendin e pestë ndodhet Moldavia po me aq pikë.
Ndeshja fillon në 20:45./tch
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...