AKK hedh shortin për kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

07:06 | 11 Qershor 2019
Arbresh.info

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka ftuar të gjitha mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Bazuar në Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do ti nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore.

Ceremonia e hedhjes së shortit organizohet në objektet e Agjencisë duke filluar nga ora 11:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme