Lideri i partisë politike Aleanca për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela para mbledhjes së Kryesisë së partisë, ka njoftuar se partia e tij do të propozojë model të ndryshimit të Kodit Zgjedhor, duke filluar me fshirjen e votuesve fiktivë dhe propozimin e një modeli të zgjedhjes me lista të hapura, transmeton Portalb.mk.
“Temë diskutimi do të jetë ndryshimi i Kodit Zgjedhor, duke filluar nga ajo, fshirja nga Lista Zgjedhore e votuesve fiktivë. Dëshmi për këtë ka qenë edhe referendumi dhe zgjedhjet presidenciale. Meqë kjo politikë dhe kjo shoqëri ka nevojë të demokratizohet, atëherë do të propozojmë ndryshim të një modeli të zgjedhjes, i cili do të jetë proporcional me lista të hapura. Është koha që kualiteti i udhëheqësve të jetë më i mirë, dhe mënyrë për këtë është ajo që vetë votuesit të vendosin nga Listat Zgjedhore që të zgjedhin kandidatët që do të përzgjidhen nga partitë”, tha Sela.
Përveç kësaj, temë diskutimi në mbledhje do të jetë edhe të ashtuquajtura “bombat” që u publikuan kohës së fundit nga një profil në rrjetin social “Fejsbuk”, të ashtuquajtur “El Çeka” – për të parë rolin tyre dhe situatat e fundit politike.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...