Google ADS

Hadergjonaj: Fillimisht sytë tek Çekia, pastaj vjen Anglia

23:35 | 10 Qershor 2019
Arbresh.info

Debutuesi me fanellën e Kosovës, Florent Hadërgjonaj thotë se e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën me ‘Dardanët’, pas fitores 3-2 në udhëtim ndaj Bullgarisë.

Mbrojtësi i Huddersfield u fut si zëvendësues në ndeshjen e sontme, derisa zhvilloi një ndeshje mjaft të bukur.

”Erdha me këmbë të mbarë. Loja ishte një ndjenjë e veçantë për mua. Me qejf e kisha veshë fanelën edhe ma herët”.

”Kemi pasur mbështetje të madhe nga shikuesit, e cila ishte shumë speciale për mu”.

”U kallë krejt zhveshtorja pas lojës. Kemi mujtë 5-6 golla më shumë mi bo, por më në fund u kthy rezultati pozitiv. Në radhë të parë vjen loja me Çekinë, pastaj lojtë e tjera”, përfundoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme