Sulmuesi gjigant i Kosovës, i cili shënoi një gol të bukur sot me kokë, Vedat Muriqi në intervistën pas ndeshjes ka thënë se për të është një ndjenjë e mirë që shënuan.
“Ne besuam. Në pjesën e dytë ata shënuam dhe ne humbëm pak vetëbesim, luftuam shumë, gjithë ekipi”, ka shkruar ai.
“Pas barazimit, situata ishte tërësisht ndryshe, normal tani kemi një stabilitet në Kombëtare dhe kemi edhe më shumë kualitet”.
Sipas tij, edhe minutat dhe përvoja që ata po marrin nëpër klubet e tyre kanë pasur efektin e vet.
“Në dallim nga Eliminatorët për Botëror, tani ne po luajmë më shumë nëpër klubet tona, kjo gjë po shihet edhe në Kombëtare dhe shpresoj që edhe në dy ndeshjet e ardhshme të korrim fitore”. /GazetaExpress/
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...