Google ADS

Riparo flokët në fillim të verës

21:45 | 10 Qershor 2019
Arbresh.info

Me verën dhe plazhin që kanë nisur prej disa ditësh, gjëja e fundit që do të doje për flokët është të dëmtohen apo të thahen më shumë nga rrezet e diellit. Por edhe përdorimi i kapelës që në verë është i domosdoshëm është gjithashtu një rrisk i shtuar në stinën e nxehtë.

Këto katër produkte që po ju prezantojmë më poshtë jo vetëm do të të ndihmojnë që majat të mos dëmtohen, por njëkohësisht edhe që flokët të jenë më të shëndetshëm gjatë të gjithë verës.

Nëse ke flokë të dëmtuar, është shumë e rëndësishme të përdorësh shampo që jo vetëm pastron, por edhe rigjeneron flokët. Një prej këtyre varianteve të pasura me keratinë është Keranique’s Damage Control Shampoo, e cila eliminon majat e dëmtuara dhe u rikthen flokëve shkëlqimin, këshillojnë dermatologët.

Ndërsa je në dush duke larë flokët, përdor edhe maskën pas shampos. Drybar’s ‘Mudslide’ Nourishing Mask i bën flokët të shkëlqejnë, i zbut dhe u rikthen shkëlqimin.

Damage Ready by Aveda është krijuar enkas për të rikthyer flokët e hidratuar. Është një trajtim i fuqishëm, i lehtë në përdorim dhe super efektiv.

Nëse je shumë e zënë dhe nuk ke kohë (ose lekë) për të investuar për produkte të shtrenjta, merr në konsideratë edhe kapsulat. Hum’s Red Carpet me kapsula janë përbërës natyralë që u rikthejnë flokëve shkëlqimin dhe i bëjnë ata më të shëndetshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme