Reagon Hoxhaj: Shefi i UNMIK-ut po përhap lajme të rreme

19:48 | 10 Qershor 2019
M. A.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin të dhëna në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së rreth arrestimit të zyrtarit rus të UNMIK-ut afër një barrikade në veri të Kosovës.

Sipas tij, Tanin është duke shpërndarë lajmë të rreme në deklaratën e tij, në të cilën ndër të tjera ka thënë që është ushtruar dhunë ndaj dy zyrtarëve të UNMIIK-ut të arrestuar në aksionin e 29 majit.

Sipas Hoxhajt, zyrtari i UNMIK-ut e pengoi operacionin e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar. “Shumë e çuditshme! 20 vjet pas rezolutës 1244 solli paqe në #Kosovë, i cili do të kishte menduar se PSSP Tanin keqpërdorë KS të OKB-së për të përhapur lajme të rreme. E vërteta është se zyrtari i UNMIK-ut ndërhyri drejtpërdrejt dhe pengoi një operacion policor kundër krimit të organizuar në veri të vendit”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme