Google ADS

Haradinaj: Mund të mos mbahet takimi i Parisit, por jo për faj të Kosovës

19:22 | 10 Qershor 2019
M. A.

Kryeministri Ramush Haradinaj la të hapur mundësinë e mosmbajtjes së takimit të Parisit të paraparë me 1 korrik, por tha se kjo nuk do të ndodhë për shkak të Kosovës.

“Mundet mos me u mbajt takimi në Paris, mundet të shtyhet, por jo për fajin e Kosovës. Shteti ynë është treguar serioz, i ka kryer punët e shtëpisë dhe ka avancuar pozicionin për plot tema dhe është e gatshme”.

“Nëse Serbia nuk dëshiron dialog ne nuk mund ta sjellim me zor as në Paris dhe as dikur tjetër. Kushtëzimi që të hiqet taksa dhe të vazhdohet dialogu nuk është i drejtë dhe nuk mund të ndodhë. Ne prej fillimit e kemi lënë deren qelë për të hequr taksën për një marrëveshje kornizë ku janë elementet e njohjes reciproke dhe tregtia e lirë”.

“Të gjithë janë bindur që Kosova nuk mund të kushtëzohet, Kosova nuk është më e kushtëzueshme”.

“Ne nuk jemi nikoqir të Parisit dhe nuk garantojmë asgjë për të. Unë mbaj përgjegjësi për pozicionin e Kosovës, por nuk e kam thirr unë këtë takim. Presidenti Macron nëse e vlerëson e thirr nëse jo, nuk e thirr”.

Haradinaj në Info Magazine u zotua se nuk do të bëjë asnjë kompromis për hatër të ndonjë samiti, nëse do të dëmtohet interesi i vendit.

“Për mua nuk është një samit, por është qëllim final i vendit tim për të cilin janë vra mijëra njerëz, është rezultat final dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë. Nuk është asnjë proces, as samit as ndonjë lider i botës. Nuk po e bëjmë për këtë, por është interes i vendit tim që të kryhet njohja reciproke me Serbinë”.

“Unë nuk do të shkoj në asnjë ngjarje sa për atë ngjarje nëse nuk i shërbej interesit të vendit tim. Nëse Serbia s’është e gatshme çka po me vyen Parisi apo një samit tjetër. Ne nuk bëjmë kompromise për vendin tonë për hatër të ndonjë samiti të Parisit në dëm të interesit tonë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme