Agjenda për 20 vjetorin e hyrjes së NATO-së në Kosovë

16:03 | 10 Qershor 2019
V. S.

Më rastin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, janë  disa aktivitete të parapara.

Më poshtë mund të shihni agjendën e plotë.

Agjenda e plotë:

Agjenda mediale e shënimit te 20 Vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë

Të nderuar përfaqësues të mediave,Më 11 dhe 12 qershor 2019, do të mbahet Ceremonia Shtetërore për Shënimin e 20 Vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë.

Në vijim, gjeni të plotë agjendën zyrtare të të gjitha ngjarjeve që do të organizohen për Shënimin e 20 Vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë.

11 Qershor 2019:

20:00-21​:00- Mbahet koncerti i Filarmonisë së Kosovës, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”

12 Qershor 2019:

11:00 – 12:30 Tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Vendi: Sheshi Skënderbeu

14:00 – 14:30 Ecje për liri – Ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga hoteli “Sëiss Diamond”, deri te Busti i Sekretares Albright

14:35 – 14:50 Përurimi i Bustit të Sekretares Albright

Vendi: Sheshi “Albright”, afër American School of Kosova

15:00 – 15:15 Vizitë në Bulevardin Bill Clinton

Vendi: Afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton

17:00 – 19:30 Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë

“20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”

Vendi: Salla “Beethoven”, hotel Emerald

P.S Këto ngjarje mund t’i përcjellin vetëm gazetarët e akredituar për Ceremoninë Shtetërore për Shënimin e 20 Vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë.

LUTEN gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e akredituar që te ngjarja në sheshin “Skënderbeu”, dhe te Konferenca e Sigurisë në hotel “Emerald”, të jenë së paku 1 orë para fillimit të ngjarjes për shkak të procedurave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme