Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të hënën se shteti i tij e ka nënshkruar një marrëveshje tjetër për imigrimin dhe sigurinë me Meksikën, e cila duhet të miratohet nga ligjvënësit meksikanë.
Ai nuk dha hollësi të tjera, por kërcënoi se do ta fillojë zbatimin e taksave, nëse kuvendi i Meksikës nuk e miraton këtë marrëveshje.
“Ne e kemi nënshkruar një pjesë tjetër shumë të rëndësishme të marrëveshjes për imigrimin dhe sigurinë me Meksikën, një marrëveshje që Shtetet e Bashkuara e kanë kërkuar për vite të tëra. Ajo do të publikohet në të ardhmen e afërt dhe duhet të votohet nga organi legjislativ i Meksikës”, shkroi Trump në Twitter.
Ai shtoi: “Nuk presim ndonjë problem sa i përket votimit, por nëse për ndonjë arsye miratimi nuk bëhet, taksat do të kthehen”.
Presidenti amerikan e kishte kërcënuar Meksikën me pesë për qind taksa ndaj mallrave të saj muajin e kaluar. Sipas tij, ato do të rriteshin për pesë për qind çdo muaj, nëse Meksika nuk merr masa për t’i ndalur imigrantët në kufirin me Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, taksat u anuluan të premten e kaluar pas të dyja vendet arritën marrëveshje për këtë çështje, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit