Google ADS

Manifestimi i 20 vjetorit të NATO-s në Kosovë, Jahjaga fton të gjithë qytetarët të jenë prezent

13:47 | 10 Qershor 2019
Arbresh.info

Shumë figura të njohura e shumë personalitete të shquara do t’i bashkëngjiten popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, i cili do të mbahet më 12 qershor, ku edhe do të mbahet fjalim në tubimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur ish-Presidentja e Kosovës, njëherit edhe udhëheqëse e Këshillit organizativ për 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, Atifete Jahjaga, shkruan arbresh.info.

Jahjaga në një konferencë drejtuar mediave ka bërë ta ditur se iniciativa për themelimin e këtij këshilli është iniciativë nga ana e katër presidentëve të Kosovës, Presidentit Thaçi, Presidentit Sejdiu, Presidentit Pacolli dhe nga vetë Jahjaga.

“Shënimi i 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së në Kosovë është iniciativë e katër presidentëve të Kosovës, Presidentit Thaçi, Presidentit Sejdiu, Presidentit Pacolli dhe e imja. Kjo iniciativë është përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës e cila me 26 mars të vitit 2019 ka marrë vendim për themelimin e këshillit organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, e cila udhëhiqet nga unë” tha ajo

Jahjaga tha se për të festuar këtë ditë, të ftuar do jenë shumë miq dhe aleatë të Kosovës, duke përmendur ndër ta edhe ish Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bil Cllinton, dhe ish sekretaren e SHBA-ve Medeline Albright.

“Për të shënuar këtë 20 vjetor kemi ftuar miq dhe aleatë tanë, të cilët ndaj vlerat e paqes lirisë dhe demokracisë. Prezent do të jestë edhe ish Presidenti I SHBA-së Bill Clinton, ish sekretarja e SHBA-ve Medeline Albright,  dhe shumë personalitete tjera të rëndësishme” tha Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, tha se me 12 qershor në orën 11:00 do të mbahet manifestimi qëndor.

“Me 12 qershor, në orën  11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qëndrorë I shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, ku do të flas edhe ish-presidenti Clinton”

Në këtë manifestim Jahjaga ftoi të jenë të pranishëm të gjithë qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu Jahjaga tha për këtë manifestim kanë dërguar ftesa edhe të gjithë vendimmarrësit në rajon, një ndër ta edhe ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme