Palmer pas takimit me Vuçiq: Kosova ta heqë taksën

12:10 | 10 Qershor 2019
Arbresh.info

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se Kosova dhe ta heq taksën e vënë ndaj produkteve serbe.

Sipas tij ajo është pengesë për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e tyre drejt BE-së.

Ai ka thënë se Uashingtoni kërkon heqjen e kësaj tarife, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Zyrtari amerikan ka thënë se Samiti i Pairisit që është caktuar të mbahet me 1 korrik do të jetë konstruktiv dhe do t’i çojë “Prishtinën dhe Beogradin drejt marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve”.

SHBA, ka thënë ai, përkrah partnerët evropianë në atë që po bëjnë për të lehtësuar dialogun dhe se i përkrahin përshpejtimin e negociatave në këtë proces në mënyrë që të zgjidhet çështja mes Kosovës dhe Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme