Google ADS

YouTube në SHBA bllokon videot pro naziste

11:20 | 10 Qershor 2019
Arditë Shkodra

Kompania YouTube bëri të ditur se do të heqë nga rrjeti i saj të gjitha përmbajtjet që mohojnë Holokaustin dhe ngjarjet e tjera të dokumentuara të dhunshme.

Ky është një ndryshim i rëndësishëm në politikën e kompanisë për t’u ballafaquar me kritikat se ndonjëherë me përmbajtjet e saj promovon gjuhën e urrejtjes dhe dhunën.

Qëllimi i këtij vendimi është të pastrohet ekstremizmi dhe gjuha e urrejtjes në këtë rrjet të popullarizuar.

Shërbimi i shkëmbimit të videove në internet në pronësi të Google gjithashtu deklaroi se do të heqë videot që përligjin ideologjinë naziste dhe promovojnë grupe që besojnë në epërsinë e tyre mbi të tjerët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme