Google ADS

Kryetari i Prizrenit, me shumë shtëpi, toka e vetura

10:32 | 10 Qershor 2019
A Z
Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion ka deklaruar se ka patundshmëri mbi 1 milion euro, të cilat thotë se i ka të trashëguara nga prindërit.

Haskuka ka deklaruar se posedon tri shtëpi, njëra me vlerë 300 mijë euro, të cilën e ka blerë nga pagat e tij dhe trashëgimia e prindërve, një tjetër shtëpi në vlerë 270 mijë euro e cila është e trashëguar, dhe shtëpi dy objekte me vlerë 300 mijë, poashtu e trashëguar.

Haskuka ka deklaruar edhe dy dyqane, një në vlerë 150 mijë euro dhe tjetri me vlerë 120 mijë euro, poashtu të trashëguara.

Ka deklaruar edhe dy ara punuese të cilat arrijnë vlerën 1 milionë e 100 mijë euro, të cilat gjithashtu thotë se i ka të trashëguara.

Haskuka posedon edhe një banesë me vlerë 54 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë nga fondet dhe pensionet e organizatës UNDP, ku edhe ka punuar.

Kryetari i Prizrenit ka deklaruar se ka edhe një tokë bujqësore me vlerë 33mmijë e 669 euro, të cilën e ka blerë bashkëshortja e tij me kredi.

Ka deklaruar se ka 3 vetura me vlerë 7 mijë, 6 mijë dhe 17 mijë euro. Dy prej tyre në pronësi të bashkëshortes së tij të cilat thotë se i ka blerë me kredi dhe pagë, ndërsa veturën tjetër nga shitja e aksioneve dhe paga. Vetura tjetër thotë se është e prindit të tij që është blerë nga të ardhurat.

Para të gatshme Haskuka ka deklaruar se ka 3 mijë euro në dy banka të ndryshme, ndërsa 3 mijë euro ka edhe bashkëshortja e tij.

Thotë se ka një kredi 25 mijë euro për blerje të tokës me kohëzgjatje prej 5 vitesh, ndërsa bashkëshortja e tij ka kredi 15 mijë euro poashtu për 5 vite për blerje të tokës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme